Djali falsifikon dokumentet dhe iu merr prindërve banesën që ua bleu e motra

Alkena jeton në Gjermani dhe ka marrë vesh që babai i saj do të shesë shtëpinë që e ka blerë ajo vetë, pa kontaktuar me të. Për këtë arsye ajo ka ardhur në një seancë ndërmjetësimi, në “Shihemi në Gjyq”, së bashku me babain e saj Nazifin. Në studion e “E Diela Shqiptare”, Alkena, një nga 5 fëmijët e familjes, rrëfeu: “Disa vite më parë kisha nënën e babain pa shtëpi. Me gjithë sakrificat e mia në Itali, u përpoqa që t’u blija një shtëpi. Mendova unë pasi vëllezërit dhe motra ime nuk kishin mundësi për të kontribuuar. Edhe sepse vetë nuk kisha shtëpi në ato momente, ia bleva babait. Sot, pas 17 vitesh vij edhe zbuloj se shtëpia, që në fakt është në emër të babait tim, por që ia kam blerë unë, është në shitje”.

Për këtë arsye, shpjegoi ajo më tej, thërriti babain e saj për ta pyetur përse ka dalë në shitje kjo shtëpi, pa i thënë asgjë. Në debat e sipër, Eni Çobani zbuloi se në fakt, shtëpia nuk është as në emër të Alkenës e as në emër të babait të saj, por në emër të Julianit, pra vëllait të Alkenës, shkruan Klan Tv. Zoti Nazif zbuloi se kishte qenë viti 2000, kur ishte njohur me faktin se i biri kishte ndryshuar emrin e pronësisë së shtëpisë dhe shpjegoi se kishte lënë në shpresën që të mos e fuste në gojë të gjykatës, që të mos i fuste probleme me drejtësinë. Ai tha se i biri kishte falsifikuar dokumentet. Por ky pohim u kundërshtua nga Çobani, e cila tha se gjëra të tilla nuk është e mundur të ndodhin pa qenë në dijeni. Ndërsa, Juliani nuk pranoi të bënte lidhje telefonike. Sipas Alkenës, vëllai pretendon që në 2 vitet që ka jetuar në Itali tek e motra, ai ka kontribuuar mjaftueshëm për ta merituar shtëpinë. Në fund, Çobani shpjegoi se prokura del e pavlefshme, që bën që edhe kontrata e shit – blerjes do të dalë e pavlefshme. Ajo tha se pas një padie të Alkenës gjithçka do të dalë e pavlefshme dhe shtëpia do të kalojë, në mënyrë ligjore, në emër të babait.

Share With:
Translate »
690 Views