Erion Veliaj zbulon kur do bëhet baba

Erion Veliaj, i ftuar në emsionin ‘Why Not?’ nga Roza Lati ka folur për herë të parë se kur mendon të bëhet prind. Prej disa kohësh i martuar me Ajola Xoxën, ata shijojnë romancën e tyre por në familjen e tyre nuk është shtuar asnjë anëtar të ri. Kur ka ndërmend të marrë një përgjegjësi tjetër kryebashkiaku i Tiranës?

A ke ndërmend të shtosh ndonjë qytetar të ri në Tiranë?

Erion Veliaj: Nuk e di pse kjo është bërë problem publik dhe njerëzit thonë: Lali Eri kur do bëhesh ti me një çun? Unë i them se Ajola do goc kështu që nuk e dimë si të dalë. Këta ma thonë kur inspektoj ndonjë çerdhe ose kopësht, dhe i them vetëm kini parasysh një gjë që kur të bëj të mitë nuk do merrem shumë me çerdhe dhe kopshte se do kem të mitë. Jo, jo thonë të mbarojnë njeherë kalamajt tanë çerdhen dhe kopshtin pastaj fillo me të tutë.

Kësaj i bie praktikisht që Eri ka fëmijë. Sa fëmijë ke që kujdesesh?

Erion Veliaj: Nëse të gjithë ata që shkojnë në çerdhe kopshte, shkolla janë nja 100 mijë po njëherë. Një pjesë e tyre ne kemi një klasë që vjen në bashki dhe kur vjen në bashki rregulli është që nuk ka asnjë rregull dhe mund të bëjnë gjithçka. Ata që janë administratorët e godinës së bashkisë kur mbaron një klasë që ka qenë tek zyra e kryetarit është kthyer çdo gjë përmbys çdo pikturë, çdo kornizë. Në korridore të gjitha vazot, instalacionet ça janë në bashki dhe pastaj dita ime e preferuar është kur vijnë dhe ka një klasë që viziton bashkinë dhe kryetarin, kruse dita e tyre më e tmerrshme është po kjo ditë, sepse kthehet bashkia përmbys.

Share With:
Translate »
748 Views