Djali humb gjyqin që të mbajë prindërit e vdekur në frigorifer
Një burrë në Skoci ka humbur betejën ligjore për të mbajtur në frigorifer mbetjet e prindërve të vdekur. Nëna dhe babai i Melvyn Marcel u zbuluan në bodrumin e një ish-peshkatari në vitin 2002 dhe janë mbajtur në një morg për 15 vjet.
Melvyn kishte apeluar vendimin e gjykatës, ku kjo e fundit kishte kërkuar autoriteteve vendase që të varrosnin Eugenois dhe Hilda Marcel , pasi djali i tyre kishte refuzuar që ta bënte një gjë të tillë. Nëna e tij, Hilda vdiq në vitin 1987 nga kanceri në mushkëri dhe babai Eugenios u nda nga jeta në vitin 1994 nga kanceri në prostatë.
Zoti Marcel u bëri thirrje gjyqtarëve të Apelit që të ndalej varrosja e prindërve të tij nga Këshilli i Qytetit të Edinburgut dhe mbetjet t’i mbeteshin atij, por kërkesa është refuzuar. Në maj të 2002, policia i zbuloi trupat e pajetë në një frigorifer peshku në Polwarth.