Kryeministri kanadez merr në krahë adashin e tij nga Siria
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka takuar në Calgary, Justin Trudeau, djalin e një çifti refugjatësh sirianë dhe ka pozuar në rrjetet sociale me të sapolindurin në krah, që mban pikërisht emrin e tij.
Fëmija, vetëm dy muajsh, quhet Justin Trudeau Adam Bilan dhe prindërit kanë zgjedhur ta quajnë kështu fëmijën e tyre të tretë, si shenjë falënderimi ndaj vendit që i ofroi mikpritjen.
Familja ka mbërritur në Kanada nga Damasku në shkurtin e shkuar pasi i shpëtoi luftës së përgjakshme në Siri.
Fëmija, i lindur në Calgary, në shtetin kanadez të Albertas, dy muaj më parë, më shumë se një vit pas largimit të prindërve nga Siria.