Djali i Jennifer Lopez dhe partneri i saj një “kopje” e njëri-tjetrit

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez bënë zyrtare fejesën e tyre pak kohë më parë. Të dy duket se janë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe këtë nuk hezitojnë asnjëherë ta tregojnë. Alex dhe Jennifer kanë dhe një marrëdhënie shumë të ngushtë me fëmijët e tyre, pasi siç dihet të dy kanë fëmijë nga martesa të mëparshme. Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur ka publikuar një foto të djalit të saj, i cili dukej një ‘kopje’ e Alex. Me bluze të bardha dhe tuta të kuqe me kuadrata, Max dhe Alex po shijojnë së bashku me mamanë qetësinë e shtëpisë pas 2 festave ‘të çmendura’ të ditëlindjeve. Kujtojmë se i fejuari i saj, i dhuroi Jennifer-it një makinë ‘Porche’ sportive në ngjyrë të kuqe.

View this post on Instagram

These two… ♥️♥️ #twinning

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Share With:



306 Views