Angelina Jolie zbulon arsyen e fortë se pse pranoi të luajë një tjetër film me superheronj

Fëmijët e Angelina Jolie janë fansa të filmave të kompanisë Marvel, e cila realizon filma me superheronj. Së fundmi u bë publik lajmi se Jolie do të jetë pjesë e Marvel dhe do të luajë rolin e ‘Thena’ në filmin ‘The Eternals’. Në një intervistë për ‘People’ aktorja është shprehur se fëmijët e saj janë të entuziazmuar për rolin që ajo do të ketë.

“Fëmijët e mi janë të lumtur të më shikojnë mua të fortë”, pohoi Angelina gjatë intervistës, duke zbuluar se është e lumtur për këtë rol. Një burim ka shtuar se vendimi i Jolie për të marrë pjesë në këtë film u influencua nga 6 fëmijët e saj, pasi ata i adhurojnë filmat me superheronj. Edhe pse 44-vjeçarja do të jetë e angazhuar me karrierën e saj, ajo do të përpiqet që ky fakt mos ta largojë nga fëmijët e saj.

Share With:



309 Views