Djali i vdiq në duart e policisë, nëna e Laer Kurtit: S’ka pasur probleme shëndetësore, por nuk iu dha ndihma e parë

Lear Kurti, është i riu i cili ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit në duart e policisë. E ëma e tij Fatmira Mustafaj, pas raportit të bërë publik nga Avokati i Popullit, në një intervistë për News 24 mohoi kategorikisht faktin se djali i saj kishte probleme shëndetësore.

“Djali im nuk ka pasur probleme shëndetësore, por edhe sikur i duhej dhënë ndihma e shpejtë. Dua të më qetësohet shpirti dhe të dalë e drejta. Djali im ka ikur nga duart e atyre. Iku nga dhuna. Nuk di. Djali im ishte si gjithë të tjerët, nuk ishte në atë gjendje që të përfundonte ashtu, por thjeshtë nuk i është dhënë ndihma e parë. Fatkeqësisht unë nuk besoj dhe jam shumë e zhgënjyer këtë shtet sepse vë në faj personat që ikin nga kjo jetë. Nga aq sa pash nga rrethanat si iku, vë në faj efektivët që kapën djalin tim”, tha ajo.Djali i vdiq në duart e policisë, nëna e Laer Kurtit: S’ka pasur probleme shëndetësore, por nuk iu dha ndihma e parë

Share With:
Translate »
79 Views