Emocione në shtëpinë e Kumbullës, mbrojtësi shqiptar jep lajmin e bukur

Marash Kumbulla ka njoftuar publikun me një lajm fantastik teksa së bashku me bashkëshorten e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Futbollisti i Romës në fushë luan për të mbrojtur golat ndërsa jashtë saj ka shënuar një nga më të bukurit që mund të shënojë ndonjëherë.

Emocione të forta në shtëpinë e tij teksa edhe në fushën e blertë duket se po fiton dalëngadalë besimin e trajnerit Jose Mourinho i cili e ka vendosur titullar në dy sfidat e fundit.

“Ti je emocioni më i madh në jetën tonë. Mami dhe Babi po të presin dhe të duan shumë që tani.”-shkruan Kumbulla në rrjete sociale.

 

Share With:
Translate »
65 Views