Fansat i kërkojnë të lyejë flokët se i kanë dalë thinjat, përgjigjja e modeles shqiptare është prekëse
Ajo është një modelet më të njohura shqiptare, jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën. Pavarësisht faktit se është mjaft e njohur, dhe bën një jetë luksoze, modelja shqiptare është kaq e thjeshtë në postimet e saj në rrjetet sociale, aq sa na bën ne ta duam akoma edhe më shumë. Besoj të gjithëve ju ka shkuar në mendje se po flasim për të bukurën, Emina Cunmulaj.
Ajo është mjaft aktive në Instagram, ku shpeshherë bën edhe video live ku bashkëbisedon me ndjekësit e saj. Kësaj radhe gjatë videos, dikush i ka shkruar Emines që të lyej flokët pasi i kanë dalë thinjat. Përgjigjia e modeles është vërtet prekëse, pasi lidhet me nënën e saj të ndjerë.
“Më në fund i patë ato thinja. Nëse i shihni mirë janë vetëm dy. Kur isha ende adoleshente, shumë vite më parë teksa shihesha në pasqyrë pashë se më kishte dalë një thinjë shumë e dukshme. Menjëherë u përpoqa ta hiqja dhe mami nuk më la pasi sipas saj thinjat janë fat, dhe nëse do hiqja një do të dilnin të tjera, Sigurisht që ia dëgjova fjalën sepse nuk dija të bëja debat. Pas disa ditësh, fatkeqësisht mami im u nda nga jeta dhe unë rashë në depression. Dola para pasqyrës dhe pashë atë dreq thinje. E hoqa menjëherë. Më në fund kisha mundësi ta hiqja. Kur u zgjova të nesërmen pashë se kishin dalë dy thinja të reja. Që atëherë nuk i kam hequr më. Edhe kur kam lyer flokët, thinjat i kam mbajtur aty. Ato më lidhin me mamin”,-është shprehur Emina. /Revista Living