“Do doja të mos ndjeja kaq shumë dhimbje”, Ana Lleshi rrënqeth me rrëfimin

Ana Lleshi u rikthye sot në “Përputhen” pasi kishte munguar për tre ditë. Bora zbuloi se konkurrentja kishte pasur përkujtimin e vdekjes së të atit.

Ana u përlot në studio, teksa rrëfeu se si i ka përjetuar këto ditë. Ajo tha se nuk ka shumë kujtime me të atin dhe i rrënqethi të gjithë me fjalët e ndjera.

“Në fakt po shpresoja mos të më pyesje. Di të them Bora që e përjetova njësoj sikur të kishte ndodhur pardje. Unë nuk kam shumë kujtime me të, ndoshta kjo është arsyeja pse e përjetoj shumë. Nuk do doja që njerëzit të ishin të përjetshëm, sepse nuk ekziston thjesht do doja të mos ndieja kaq shumë dhimbje. Thjesht më dhemb shpirti, kaq mund të them.  Edhe tani që jam kaq, mendoj se nuk ka rëndësi sa vjeç je…”, tha Ana.

Share With:
Translate »
138 Views