Emocionuese! Dafina tregon mesazhin përmallues nga mamaja e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar ne fund te vitit qe shkoi albumin e saj të shumëpritur, “Dafinë Moj”. Kënga e parë e albumit mban të njëjtin titull, “Dafinë Moj” dhe është një duet me nënën e saj, Melihate Zeqiri, e cila ka qenë edhe personi nga i cili ajo ka “trashëguar” talentin për t’u marrë me muzikë. Po ashtu, artistja ia ka dedikuar albumin të ëmës.

Dafina e ka treguar lidhjen speciale me te ëmën e saj me , e cila ndodhet fizikisht larg pasi kjo e fundit jeton në Suedi dhe Dafines i duhet të lëvizë shpesh për shkak të punës.

Mamaja e saj i ka dërguar këngëtares një mesazh përmallues plot emocion!

Shumë shumë jam përmalluar, dua të të përqafoj me shpirt nëne, për fëmiun që nuk krahasohet me asgjë në botë. Të dua pipina ime, mezi pres të na vish në Suedi, o ëngjëlli jonë. Unë do vija, por ti i di shkaqet, do bëhem më mirë së shpejti, të premtoj.

Ashtu siç na kishte njoftuar edhe më herët, Dafina Zeqiri pati vendosur se të ardhurat e fituara nga albumi, do të shkonin për bamirësi.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj të “Instagram” ajo zbuloi se paratë fituara janë dhuruar për Shoqatën e Autizmit.

Share With:
Translate »
151 Views