“Do e bind të kthehet këtu, vjen vitin tjetër”, mamaja e Ronaldos tregon planin për djalin

Cristiano Ronaldo nuk do të rinovojë me Juventusin dhe ë fund të sezonit të ardhshëm ai do largohet nga Juventus, teksa pritet të shihet e ardhmja e tij. Në një intervistë për mediet portugeze, mamaja e Ronaldos, Dolores Aveiro tregon dëshirën e saj.

Ajo shprehet se dëshiron që Ronaldo të kthehet te Sporting Lisbon dhe premton se do mundohet ta bindë djalin e saj ta bëjë këtë që në vitin e ardhshëm te kampionët e rinj të Portugalisë.

“Do të flas me djalin tim dhe do ta bind atë të kthehet te Sporting Lisbon. Vitin e ardhshëm ai do të luajë në stadiumin “Alvalade”. Jam e lumtur për fitimin e titullit, tani do përpiqem të bind Cristianon të vijë”, tha Dolores.

Sporting Lisbon e pret Ronaldon dhe shpesh është folur se Ronaldo do kalojë te kryeqytetasit rreth moshës 40-vjeçare. Megjithatë, dëshira e Dolores është më shpejt dhe mbetet të shihet nëse Ronaldo do i lërë nivelet e larta dhe do kthehet të luajë në klubin ku “çeli”.

Share With:
Translate »
232 Views