Mbante hashash në shtëpi? Gruaja tregon tmerrin që pa në birucë me 2 fëmijët

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ishte e ftuar Driola e cila ka treguar se pas ndarjes nga burri i parë pasi e kapi duke tradhtuar, ajo njohu një burrë tjetër i cili ishte më i madh rreth 50 vjeç dhe jetuan tek ndërtesa që ajo jetonte. Në jetë erdhi djali i saj i dytë që tani është 8 vjeç.

Mirela Milori: Si ishte marrëdhënia me këtë martesë të dytë?

Driola: Në fillim shkonte mirë, pastaj kur linda Eduardin, djalin e vogël, ky filloi të pinte alkool, të përdorte dhunë, vinte i pirë. Ky ishte xheloz, binte telefoni, më merrte babi ose motrat që më pyesnin si je, ai thoshte që ky nuk është babi, ishte xheloz. Unë i thoja merre foli, është babi. Filloi të pinte shumë alkool dhe të bëhej i dhunshëm sa mora dhe urdhër mbrojtje.

Mirela Milori: Ai të ka akuzuar që keni mbajtur lëndë narkotike në shtëpi, pse?

Driola: Sokoli që është babi i djalit të vogël është nga  një fshat i Pogradecit, ky arriti që unë u ndava, e largova vetë se më rrihte, më dha shteti urdhër mbrojtje, unë e largova që të mos afrohej fare në banesën time. Ky më merrte në telefon më kërcënonte, sa dhe për djalin e vogël më thoshte çoje në jetimore, mos e mbaj ti, me vërtet që është djali im po nuk i përgjigjen, nuk e dua djalin thoshte. E kam çuar në jetimore kur jam futur 1 javë në burg në Korçë. Mori policinë në telefon dhe i tha që Driola ka hashash në shtëpi.

Nuk u gjet hashash, unë nuk kisha bukë të haja, më ndihmonte shteti me ushqime. Ai më thoshte çoje djalin në jetimore, unë nuk i përgjigjen fëmijën, nuk e dua djalin. Mua më vinte shumë keq, ishte vetëm 3 vjeç. Kur e çova në jetimore unë kam qenë 1 javë në burg në Korçë.

Mori ai në telefon policinë dhe i tha që Driola ka hashash në shtëpi, nuk u gjet sepse unë nuk kisha as bukë të haja, më ndihmonte shteti. Erdhi kontrolli dhe nuk gjeti asnjë gjë tek shtëpia. Ai e bëri akuzën që të fuste në burg dhe fëmijët t’i çonte në jetimore që nëna të rrinte në burg e fëmijët në jetimore.

Driola tregon se ka qëndruar një javë në birucë së bashku me të dy fëmijët dhe aty kanë parë tmerrin me sy. Ishte shumë ftohtë, nuk kishin aspak kushte dhe nuk ndihmoheshin nga askush. Nuk kontaktoi asnjë avokat apo prokuror me të. Fëmijët po sëmureshin, ndërkohë që ajo i lutej rojeve që të shpëtonin fëmijët e tyre.

Pas një jave i kanë nxjerrë, pa dalë në gjyq dhe fëmijët kanë përfunduar në spital nga i ftohti. Të tre bënë serume dhe fëmija i vogël për pak sa humbi jetën. Djalin ia mori shteti dhe e çuan në jetimore. E la në jetimore për dy vite dhe më pas e rimori prapë

Share With:
Translate »
391 Views