‘Do pranoje një njeri me ngjyrë për vajzën?’, Aulona jep mesazhin që duhet dëgjuar nga të gjithë

Moderatorja Aulona Musta ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, me Ester Bylykun. Gjatë intervistës, ajo dha një mesazh të qartë “Sa më shumë dashuri, sa më larg paragjykimeve, aq më e bukur është bota!”

“Si do reagoje nëse do të ndodhte që Amara të prezantojë si partnerin e saj në të ardhmen një djalë me ngjyrë?”, u pyet ajo.

Aulona u shpreh se nuk është tip paragjykues, se vajza e saj mund të dashurohet me dikë me ngjyrë, me dikë të seksit të njëjtë dhe për të nuk do të ishte e rëndësishme. Moderatorja shtoi se mjafton që njerëzit të duhen mes tyre.

“Nuk kam asnjë lloj paragjykimi, fare, fare. Të jetosh në vitin 2020 dhe të gjykosh njerëzit nga ngjyra e lëkurës është çmenduria më e madhe, apo nga seksualiteti, apo nga orientimi seksual, apo nga origjina. Njerëzit duhet të gjykohen në bazë të asaj që janë të mirë apo janë të këqinj, gjithmonë në marrëdhënie me ty, çfarë të kanë bërë ty”, u shpreh ajo.

“Po nëse vajza do të thoshte mami më pëlqejnë vajzat?”, ishte pyetja e rradhës nga Ester Bylyku.

“E thashë pak më para, asnjë lloj gjykimi. Ku ta gjesh që njerëzit të duhen, rëndësi ka dashuria! Nëse ke dashuri, pavarësisht se e ke me një person të të njëjtit seks, nëse e ke me një person me ngjyrë tjetër, të zi, të verdhë, të kuq, nuk ka fare rëndësi. Nëse njerëzit do donin pa paragjykime, e sigurt që bota do ishte një vend shumë më i bukur se sa është. Fatkeqësisht bota është një vend shumë depresiv dhe pikërisht nga fakti që ne futemi brenda disa kornizave totalisht të pavlera”, përfundoi moderatorja.

 

Share With:
Translate »
668 Views