Më në fund: Pas 14 djemve çifti arrin që të sjellë në jetë një vajzë

Kateri dhe Jay Schwandt janë çifti që kanë sjellë në jetë 15 fëmijë, 14 prej tyre djem. Së fundmi ka ardhur në jetë edhe fëmija i 15, një vajzë.

Kateri dhe Jay mirëpritën të enjten e 5 nëntorit vajzën e tyre të parë Maggie Jayne, të lumtur që më në fund familjes iu bashkua një vogëlushe.

Ajo është motra e parë e vëllezërve Tyler, Zach, Dreë, Brandon, Tommy, Vinny, Calvan, Gabe, Wesley, Charlie, Luke, Tucker, Francisco dhe Finley.

Familja është pjesë e shfaqjes “14 Outdoorsmen”, i cili ndjek aventurat e tyre në aktivitete të jashtme si gjuetia, peshkimi dhe kampe.

“2020 nuk mund të ishte më i çmendur! Ne jemi të bekuar që mirëpresim motrën tonë të vogël, Maggie Jayne. Jemi shumë të lumtur”, u shprehën vëllezërit e vogëlushes së porsalindur.

Share With:
Translate »
398 Views