Do të bëhet baba së shpejti, Brooklyn Beckham rrëfen planet për zgjerimin e familjes

Brooklyn Beckham tregoi së fundmi për Entertainment Tonight planet për zgjerimin e familjes dhe se dëshira e tij është të ketë 10 fëmijë me bashkëshorten, Nicola Peltz. Madje, ai theksoi se do të bëhet baba sa më shpejt, por pret që partnerja e tij të jetë gati.

“Unë gjithmonë kam dashur të bëhem baba i ri. Do të doja të kisha një familje së shpejti, por kur gruaja ime të jetë gati.”


Brooklyn dhe Nicola folën më parë për Variety për planet e tyre familjare.
“Unë vazhdoj t’i them gruas sime, ‘Mezi pres të bëhem baba’! Unë jam gati të kem fëmijë, por gjithmonë i them gruas sime: ‘Kur të duash’,” -rrëfeu Brooklyn, duke shtuar se Nicola dëshiron që fëmija i parë të jetë djalë

“Do të donim të kishim një familje të madhe një ditë. Do të donim të kishim disa fëmijë tanët dhe do të donim të adoptonim. … Do të ishte shumë mirë të kishim disa Peltz-Beckhams të vegjël që vrapojnë përreth,” -tha ai.

Si Nicola, ashtu edhe Brooklyn, janë pjesë e familjeve të mëdha – ai ka dy vëllezër dhe një motër, ndërsa ajo është një nga tetë fëmijët e familjes.

Share With:
Translate »
88 Views