“Do ul tonin e zërit si dhe faturat e ujit e dritave”, vjehrrit e presin me batuta premtimin e nuses

“Mami” dhe “babi” i Alketës, që në fakt janë vjehrri dhe vjehrra e saj, janë njerëzit që ajo ka përzgjedhur për të ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Më herët, ajo tregoi në rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan për marrëdhënien e veçantë që ka me ta, sidomos me vjehrrën, Nadiren.

Me të zihet për tonin e zërit pasi përveçse e ka të lartë, vjehrra nuk duron kur i bërtet djalit të vogël. Ndërsa me vjehrrin grindjet janë për shpenzimet sepse ai e akuzon që ajo nuk kursehet shumë.

Arsyeja kryesore pse Alketa i ka ftuar është situata e vështirë shëndetësore që kaloi vjehrra me kancerin e gjirit. Përveç mirënjohjes, Alketa dëshiron t’i japë edhe një premtim dy të çmuarve të saj.

 

Alketa: Mami, babi, tani unë më ty zihem gjithmonë “vetëm toni i zërit ule, 9 vite s’u mësove duke ulur tonin e zërit”. Ndërsa me ty bushi zihemi sepse harxhoj shumë, fatura e dritave, fatura e ujit… Dhe sot, mbi të gjitha, kam ftuar mamin për vetë faktin se nuk kam qëndruar fare pranë jush ose pranë mamit për ta përballuar gjithë atë stuhi që kishim me mamin, por falë Zotit kaloi gjithçka dhe me forcën tënde arrite t’ia dalësh mbanë çdo gjëje duke na dhënë forcë madje edhe neve, jo vetes tënde dhe sëmundjes tënde, por mbi të gjitha ishte edhe babi përkrah që na dha ndihmë në çdo gjë. Të paktën më duroi mua në shumë gjëra dhe ti e di. Dhe sot ju premtoj që zërin do e ul pak. Madje edhe atë pjesën e faturës së dritave ose të ujit, çikë më pak.

Pëllumb: Faleminderit.

Nadire: Ishalla.

Alketa: Do e rregullojmë.

Share With:
Translate »
81 Views