Pushuesit në Himarë ndjekin drejtuesin e mjetit pasi përplasi për vdekje fëmijën: Kërcënoi edhe familjen e viktimës

Sot shtetasi me inicialet A.T, duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç.

Ky i fundit ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të shumta që mori. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Ndërkohë Fax News ka siguruar videot e minutave të para pas incidentit të ndodhur në Himarë,

Kanë qenë pushuesit që të tronditur nga skena që kanë parë, ata që i kanë vënë telefonin para drejtuesit të skafit, duke i kërkuar llogari për tragjedinë që shkaktoi.

Sipas tyre, përveç shkaktimit të aksidentit, drejtuesi i mjetit një ish-efektiv policie ka kanosur dhe familjarët e fëmijës së ndjerë.

“Shikoni, shikoni monstrën si bën trimin akoma. Mbylle mor gojën, kërcënoji, kërcënoji ato që iu vrare fëmijën, plumbin do hash. Ke gojë dhe flet ti”, dëgjohen që ti thonë pushuesit drejtuesit të skafit, i cili e kishte marrë me qera në një kompani që i vendos mjetet pothuajse çdo vit në plazhin e Potamit.

“Vrijeni mor vrijeni atë njeri”.

“Çfarë janë këta mor, shihni dhe si rri, çfarë është ai mor, çfarë është ai?”.

Share With:
Translate »
50 Views