Donte ta abortonte, mamaja i kërkon falje djalit

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare Fidamia,ka treguar se kur ishte 17 vjeç e kanë martuar pa dëshirën e saj. Nga martesa erdhën në jetë 4 fëmijë, por ajo tregon se dhuna psikologjike dhe fizike filloi që kur ishte shtatzënë. Fidania tregoi se djali i saj i vogël nuk ka dashur që të vinte në jetë sepse mezi po i rriste fëmijët që kishte.

Fidania: Unë shija gjak Ardit për 15 vite me radhë, isha paciente e rregullt një herë në 2-3 muaj në spitalin e Librazhdit që të ushqeja fëmijët. Kur mora vesh që isha shtatzënë në djalin e vogël, vendosa që të shkoj të abortoj dhe një doktor më këshillon, më thotë t’i nuk do e heqësh këtë fëmijë, por do e bëjmë në një mënyrë tjetër.

Mbaje këtë edhe këtë fëmijë, nuk është problem. Ai i dinte shumë mirë hallet e mia sepse më njihte dhe ashtu veprova. Ika duke qarë, më vinte keq e ta hiqja, e të mos e hiqja, por më vinin ndërmend vuajtjet. Pasi lindi djali ma sollën, ishte si një engjëll për mua. Dhuna vazhdoi dhe pas 6 vitesh, pasi u rrit djali i vogël, unë vendosa të divorcohem.

Fidania tregon se një ditë i ati e gjen të mbuluar në gjak dhe që në ato momente i tha që të divorcohet nga ai burrë. U divorcua, 3 fëmijët i mori ajo sepse vajza e madhe ishte martuar dhe më pas një shoqe e ndihmoi duke e marrë në Itali të punonte. Qëndroi 1 vit pa i parë fëmijët e më pas i mori fëmijët e tjerë.

Tani djali i vogël është kthyer dhe jeton në Shqipëri sepse e fejuara vazhdon shkollën këtu. Fidania dëshiron që t’i japë një mesazh sepse ka një peng, nëse do e kishte abortuar, nuk do ishte këtu ku ajo është. Ai i ka dhënë një forcë shumë të madhe që të përballojë çdo gjë që i ka sjellë jeta. Madje rrëfen dhe një moment shumë të vështirë, ku ai ra në gjendje kome në muajin Janar, mendonin që kishte Covid, por nga një ftohje ai kaloi një infeksion. Kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për të dhe familjen e saj.

Kur u panë me njëri-tjetrin në emision, e ëma i thotë se e do shumë dhe i premton që do i qëndrojë pranë në çdo moment të jetës së tyre. Të njëjtën gjë dhe ai i shprehu dashurinë të ëmës duke bërë që dhe publiku të emocionohet.

Share With:
Translate »
109 Views