Dorëzohet Cristiano Ronaldo, e pranon se ka edhe dy fëmijë të tjerë

Cristiano Ronaldo është bërë sërish baba dhe këtë radhë i dy binjakëve. Lajmi nuk është më thjesht një spekulim i kronikave rozë, por i konfirmuar nga vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në Facebook. “Kam qenë në dispozicion të kombëtares duke ditur se fëmijët e mi kishin lindur”, lexohet në postimin e Ronaldos, i cili me Portugalinë e tij u eliminua nga Kili në Kupën e Konfederatave. “Jam i lumtur që më në fund do të jem me ta për herë të parë”, shtoi sulmuesi i Realit të Madridit. Binjakët e Cristiano Ronaldos, të lindur nga një nënë mbartëse, e shtojnë familjen e futbollistit portugez, baba edhe i 7-vjeçarit Cristiano Jr., edhe ky nga një nënë mbartëse. Por nuk mbyllet këtu, e fejuara aktuale e Ronaldos, Georgina Rodriguez është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe në media spekulohet se edhe ajo do të lindë binjakë.

Share With:
Translate »
601 Views