De Biasi ndan me ne një moment të veçantë nga jeta e të bijës

Një nga emrat më të dashur që ka drejtuar skuadrën përfaqësuese të futbollit tonë, sot ka ndarë një lajm special. Vajza e ish-trajnerit të kuqezinjve Gianni De Biasi është diplomuar në mjekësi. E siç shënon vetë misteri, ajo është një studente ekselente. “Doktoreshë Sofia De Biasi Mjekësi e Kirurgji ‘110 e lode’”, ka shkruar ai krahas fotos së të bijës. Sigurisht De Biasi ka marrë shumë urime nga miqtë e tij italianë por edhe ata shqiptarë. Urime edhe nga ana jonë!

Share With:
Translate »
740 Views