Drake i marrosur pas Harry Potter, shuma marramendëse që shpenzoi për të blerë një libër

Pavarësisht se ditëlindja e tij kaloi, reperi i njohur Drake e ka luksin t’i bëjë dhurata ditëlindjeje vetes edhe dy javë më vonë… apo edhe për tërë vitin, të jemi të sinqertë. Artisti kanadez është një “nerd” klasik, dhe gjuetia e tij e fundit e thesarit për një libër “Harry Potter dhe Guri Filozofik”, botimi i parë, me vlerë 160 mijë dollarë, e vërteton këtë gjë.

Drake ka mbi 4 vite që e ndjek një libër të tillë, dhe më në fund, libri doli në treg! Ka çmimin e një shtëpie të tërë, por asgjë nga këto s’ka rëndësi për fanatikun e librave “Harry Potter”.

Nuk është hera e parë që Drake shpalos dashurinë e tij për serinë e librave. Ai poston herë pas here foto humoristike mbi veten, ku në njërën prej tyre është ai vetë (pak a shumë), në rolin e Draco Malfoy-t, duke thurur plane kundër Hermionës, heroinë e librit.

Vazhdo Drake, qëndro një fëmijë i lumtur!

Share With:
Translate »
567 Views