Forconi sistemin e imunitetit të foshnjës me ushqimin e duhur

Foshnja mund të marr ftohje dhe kollë lehtë sepse sistemi i imunitetit te foshnjat nuk është ende aq i fortë. Sado që do të donit t’i parandaloni sëmundjet te foshnjat, fatkeqësisht sistemi i tyre i imunitetit është ende në fazën e zhvillimit, e kjo i bën ata më të prirë të sëmuren.

Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të bëni asgjë për ta forcuar sistemin e imunitetit të të çmuarit/ës tuaj! Me ushqimin e duhur, foshnjat mund ta forcojnë imunitetin, dhe rrjedhimisht zvogëlohen mundësitë që të sëmuren nga ftohjet dhe kolli.

Të ushqyerit me gji për gjashtë muaj apo më shumë, është një gjë e rëndësishme që ndihmon në zhvillimin e sistemit të imunitetit.

Përveç qumështit, edhe konsumimi i drithërave të fortifikuara me fruta dhe perime të ziera mund ta forcojnë sistemin e imunitetit, pasi që produktet në fjalë përmbajnë vitamina dhe minerale që e nxisin rritjen e shëndetshme.

Edhe kosi është tejet fitimprurës për sistemin e imunitetit të foshnjës sepse përmban baktere të mira të cilat ndihmojnë në shëndetin e zorrëve, dhe për t’ia shtuar edhe më shumë vitaminat dhe mineralet, atëherë bashkëngjitjani kosit edhe disa fruta.

Foshnjat kanë nevojë edhe për diell sepse rrezet e diellit e furnizojnë trupin e njeriut me vitaminë D, e kjo vitaminë është e nevojshme për absorbimin më të mirë të kalciumit te fëmijët. 

Share With:
Translate »
808 Views