Drejtori i kësaj shkolle nuk i lë fëmijët të luajnë me dëborë. Arsyet i jep në emision

Një nga gjërat më emocionuese për fëmijët është dëbora, ata mezi presin të dalin dhe të luajnë me të. Por nxënësit e një shkolle në Angli janë të ndaluar pas urdhrit të drejtorit të shkollës. Ges Smith nga shkolla Jo Richardson në lindje të Londrës e mbrojti këtë veprim sot pasi u ftua në emisionin Good Morning Britain ku tha: Vendimi im vjen për arsye shëndetësore dhe të sigurisë së fëmijëve. “Duke luajtur, fëmijët mund të marrin edhe gurë dhe zhavorr në duar, duke menduar se po mbledhin vetëm topa bore. Dhe kjo është e rrezikshme, ndaj ndalimi vazhdon të jetë në fuqi” Drejtori shtoi gjithashtu se është kaq ftohtë dhe fëmijët mund të sëmuren dhe se pas lojërave nuk do jenë në gjendje të fokusohen në mësim. Dëbora ka mbuluar pjesë të vendit gjatë 24 orëve të fundit dhe rreth 400 shkolla janë mbyllur.

Share With:
Translate »
774 Views