Dua Lipa e uron 8-marsin si askush tjetër

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila numëron disa hite ndërkombëtare tashmë, është një nga femrat më të sjellshme e më tërheqëse.

Në ditën e  8 Marsit ajo ka postuar një urim dedikuar gjithë femrave. 21 vjeçarja, ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku duket Dua e vogël së bashku me dy mikeshat e saj të fëmijërisë. Kjo foto tregon edhe një anë tjetër të Dua-s e cila, ka shoqe të mira kudo.

Në postimin  e saj ajo shkruan:” Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të gjithë Femrave! Duajeni, kujdesuni dhe mbështesni njëra-tjetrën. Jo vetëm për sot po për çdo ditë”.

Gjithashtu, ajo ka postuar edhe foto të tjera me mikeshat e saj më të mira, me koleget dhe të gjitha vajzat që qëndrojnë par kamerës kur Dua lançon ndonjë hit të ri. Duke i falenderuar dhe përgëzuar për punën e palodhshme që bëjnë me Dua-n çdo ditë.

Sa e sjellshme Dua, na bën krenar përherë.

Share With:
Translate »
838 Views