Dua Lipa mblodhi fotot më cute ndër vite për t’i bërë një super urim Rinës për ditëlindje!

Dua Lipa ka sot një arsye për të festuar, pasi motra e saj Rina feston ditëlindjen. Ky është 20 vjetori i saj, ndaj Dua u kujdes t’i bënte një urim special.

Ajo mblodhi fotot më cute ndër vite duke na treguar Duan dhe Rinën e vogël dhe na i kënaqi sytë.

“Dita zyrtare e Rinës. 20 vite me të, gëzuar ditëlindjen zemër! Jam kaq me fat që në këtë jetë kemi njëra-tjetrën, pavarësisht gjithçkaje.”- shkruan Dua.

 

 

Dua Lipa është një nga emrat më të mëdhenj të industrisë muzikore në gjithë botën! Dy netë më parë ajo i ka vënë vulën suksesit me 2 çmime të fituara në “Brit Awards”. Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte nominuar në tre kategori dhe prej tyre arriti të rrëmbente çmimet “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë” për albumin e saj “Future Nostalgia”.

Dua u shpreh shumë e lumtur për çmimet e fituara dhe falenderoi të gjithë bashkëpuntorët e saj teksa u ngjit në skenë për të marrë kupën e saj të fitores.

“Dua të them falemindeit cdokujt sepse ky album më ka mësuar shumë, besim, fuqi dhe kurajo. Më ka dhënë shumë dashuri dhe miqësi dhe jam shumë mirënjohëse për të gjithë njerëzit që krijuan këtë album”, u shpreh Dua pasi fitoi çmimin “Albumi më i mirë”.

Share With:
Translate »
483 Views