Durrës, i bie porta e oborrit në kokë, ndërron jetë fëmija 5-vjeçar

Një fëmijë vetëm 5 vjeç ka humbur jetën aksidentalisht në banesën e tij në qytetin e Durrësit. Ngjarja sipas policisë së qytetit bregdetar ka ndodhur në datën 29.06.2017, në lagjen nr. 15, në banesë, kur fëmijës i ka rënë porta e oborrit në kokë dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra pavarësisht ndihmës urgjente të marrë në spitalin e Durrësit. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Durrës, si ngjarje aksidentale. 

Share With:
Translate »
1850 Views