Dy javë pasi solli në jetë vogëlushen e saj, Eliona Pitarka habit me deklaratën: Nuk e imagjinoj dot të mos jem…

Rreth dy javë më parë, aktorja e njohur Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo solli në jetë vogëlushen e saj, emrin e të cilës nuk e ka bërë ende të ditur. E teksa aktorja ka ndarë me ndjekësit në Instagramin e saj disa nga momentet më emocionuese para dhe pas lindjes së vajzës, postimi i saj i fundit i ka habitur të gjithë.

Eliona ka publikuar një foto që kishte realizuar gjatë periudhës kur ishte shtatzënë por ajo çka ra më së shumti në sy ishte përshkrimi që kishte vendosur krahas saj. Ajo shprehet se e ka marrë malli për barkun e rrumbullakosur, madje shpreh dëshirën për të bërë një tjetër bebe.

 “Ua sa shpejt më mori malli per barkun. Këtu kuptoj që do bëj patjetër prapë bebe (DASHTË ZOTI)

Nuk e imagjinoj dot që të mos jem më kurrë shtatëzënë! A kam këtu mama që sa kanë lindur dhe që mendojnë që tani për bebe tjetër ? Apo jam shumë e çmendur?”-shkruan Eliona krahas postimit.

Share With:
Translate »
65 Views