Dy muaj pas lindjes, Emma Stone shkëlqen në tapetin e kuq

Emma Stone shkëlqeu në tapetin e kuq në Los Anxhelos në premierën e filmit “Cruella” ku ajo ka rolin protagonist. Për mbrëmjen e veçantë, aktorja zgjodhi një kostum me pantallona dhe xhaketë nga “Louis Vuitton” të kombinuar me një kuletë të kuqe. Stone u bë nënë e një vajze para dy muajsh, por kjo nuk e ndaloi të shfaqej në formë të shkëlyer.

Për sa i përket filmit të ri live-action nga “Disney”, Stone do të luajë rolin e së keqes Cruella de Vil nga “101 Dalmatët”. Ngjarjet do të zhvillohen në Londrën e viteve 1970, ku ajo do të përballet me Baroneshën (Emma Thompson) në përpjekje për të krijuar një emër në botën e modës.

“Cruella” do të dalë në kinema dhe “Disney+” më 28 Maj.

Share With:
Translate »
127 Views