Vajzat e Obamës nuk mund të kenë takime normale me djem dhe po e vuajnë shumë këtë pjesë

Barack Obama ka treguar i ftuar në “The Late Late show” se vajzat e tij, Malia, 22 vjeç dhe Sasha, 19 vjeç vuajnë nga stresi post traumatik pasi badigardët i kanë ndjekur gjithmonë në takimet e tyre.
“Ato ende kanë stres post traumatik nga badigardët që i flisnin në mikrofon kur dilnin e shkonin në koncerte muzikore”-tregoi Obama.

Obama u shpreh se vajzat e tij nuk janë të interesuara të punojnë në zyrë, por të ardhmes nuk i dihet.
“Mendoj se ato do të gjejnë mënyra të tjera për t’i shërbyer vendit, por nuk i dihet. Çfarëdo që të vendosin do jem krenar për to”-tha Obama.

“Ato janë rritur dhe janë bërë vajza të jashtëzakonshme. Jam shumë krenar. Janë jo vetëm të zgjuara, por edhe të sjellshme”-përfundoi ai.

Share With:
Translate »
307 Views