Dy muaj pas lindjes së vajzës, Zaimina ‘e zemëruar’ me miqtë

Që kur Khloe ka ardhur në jetë, Zaimina Vasjari i është përkushtuar me kohë të plotë dhe po shijon mëmësinë bashkë me të bijën 24 në 24. E shkëputur prej shumë kohësh nga muzika (nga koncertet ka hequr dorë përfundimisht), por edhe nga biznesi për pak kohë, këngëtarja, për momentin nuk ka asnjë prioritet veç vogëlushes. Dalja e saj e parë publike ishte të shtunën e kaluar te “Xing me Ermalin”, nga ku nëna e re rrëfeu edhe për të papriturat që po ndesh çdo ditë e më shumë e po mëson bashkë me të voglën.

Sot, Khloe është dy muajshe dhe, me këtë rast, Zaimina ka postuar edhe një foto në Instagramin e saj për t’i përshëndetur fansat. Edhe pse shohim vetëm dorën e vogël të Khloe, është e dukshme dhurata e çmuar, një byrzylyk i personalizuar me emrin e saj.

Si ikën dy muaj? Shumë shpejt… Këtë e kanë kuptuar më mirë miqtë e Zaiminës, Olti Curri dhe Ilda Bejleri, të cilët, kanë përfituar nga rasti për ta uruar dhe për “t’u grindur” me njëri-tjetrin për kohën që nuk po gjejnë dot për vizitë.

Pasi ka parë foton dhe statusin e Zaiminës për datën e sotme, Olti i kërkon Ildës: “Do presim që të na martohet goca apo do ikim për qokë para se ta takojmë te Follie Marine…”

Zaimina, që nuk pret shumë nga Ilda, meqenëse ajo është e angazhuar me shumë projekte, ia kthen Oltit aty për aty: “Po prite Ildën ti, as te Folia s’ke me e pa, do ketë Digitalb-i ndonjë projekt tjetër, me siguri”, – i shkruan ajo mikut të saj.

Por nuk vonon pas kësaj as përgjigjja e Ildës, e cila i kujton Zaiminës se edhe ajo nuk mbetet pas me projektet, duke i kujtuar intervistën te “Xing me Ermalin”. Më tej, Ilda i shpjegon edhe arsyet e mungesës, megjithëse, në të vërtetë, e kanë lënë me fjalë për të shkuar: “Leni mi këto ti tironce…” – ia kthen Zaimina me shaka dhe i kërkon Oltit që të shkojë, pavarësisht vendimit të Ildës.

Biseda vijon me humor edhe me miq të tjerë në rrjet, por Zaimina e ka “inatin” me ata që e kanë planifikuar dhe nuk po e realizojnë. Si e bëjnë akoma nënën e re të presë?

Ku ka projekt që i del përpara Khloe?

 

Share With:
Translate »
1052 Views