John Cena përlot botën: Kam mbetur pa familje!

U  ndesh për herë të parë në vitin 2002, por edhe kanë kaluar 16 vite, John Cena vazhdon që të jetë një nga yjet më të mëdhenj të wrestling.

Megjithatë, edhe pse është një emër mjaft i lakmuar në mbarë botën dhe numëron miliona fansa, 40-vjeçari duket se bën një jetë mjaft të vetmuar.

Si rrallë ndonjëherë, Cena ka folur për jetën personale dhe divorcin me gruan.

Duke komentuar martesën e tij të dështuar me Elizabeth Huberdeau, me të cilën u divorcua në 2012, Cena u shpreh se tashmë nuk ka më një familje.

I ftuar në “Hit 105’s Stav” ai deklaroi se:

Nuk kam një familje. E provova të martohesha njëherë dhe e kuptova se martesa ime me WWW është e vetmja që do të mbijetojë.

Nuk ka rëndësi rraca, besimi, ngjyra, feja apo gjinia, ajo çfarë ka rëndësi është nëse arrin të argëtosh njerëzit.

Unë e kam bërë jetën time në maksimum.

E vetmja gjë që më ngushëllon kur jam vetëm është të dëgjoj muzikë pop koreane.”

Share With:
Translate »
861 Views