E bija vuante nga sëmundja e rëndë, nëna vendos të sjellë në jetë fëmijën e saj

Një nënë 50-vjeçare në Utah i dha vajzës së saj dhuratën më të madhe: jetën për herë të  dytë. Kur vajza e Chalise Smith, Kaitlyn Munoz, 25 vjeçe, luftoi me problemet e infertilitetit, tashmë nëna e tetë fëmijëve u bë nëna surrogatë e vajzës së saj. Mjekët e këshilluan Munoz që të mos lindte më kurrë pasi u diagnostikua me endometriozë dhe më vonë me sindromën Sjögren.

Munoz, e cila jeton në El Paso, Teksas, lindi një djalë në vitin 2019. Me dy embrione të mbetura nga cikli i saj i mëparshëm IVF, ajo iu drejtua bujarisë së nënës së saj Smith.

“Kishte shumë njerëz që gjatë shtatzënisë që më thoshin se sa e vështirë do të ishte të lindja fëmijën pasi e mbajta atë për nëntë muaj, por nuk ishte kështu”, – kujton Smith.  “E dija që në fillim se ky nuk ishte fëmija im,” vazhdoi ajo. “Kjo ishte një dhuratë për vajzën time, që ajo nuk mund ta bënte për vete. Unë do të bëja gjithçka për cilindo nga fëmijët e mi”.

Dhe kështu bëri. Vajza e vogël lindi e shëndetshme me të dy prindërit e saj në sallën e lindjes. Nënë e bijë e ndanë këtë përvojë në Instagram.  “Nuk kam fjalë”, ka shkruar Munoz fotot e saj bardh e zi. “Mamaja ime është një engjëll dhe na solli një bekim tjetër dhe ne jemi plot dashuri”.

“Asnjëherë nuk e kam menduar se do të përjetoja diçka të tillë apo do të kisha një fëmijë në moshën 50-vjeçare!” shkroi Smith në postimin e saj, duke vlerësuar besimin e saj për lindjen e mbesës së saj të shëndetshme.

Munoz lavdëroi nënën e saj që kishte bërë edhe më shumë për të sesa kishte bërë që nga fëmijëria e saj deri në moshën madhore.  “Unë dhe mamaja ime kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë; ajo është shoqja ime më e mirë”, thotë Munoz.

Share With:
Translate »
53 Views