E dashura e këngëtarit të famshëm, konfirmon shtatzaninë
Robin Thicke dhe e dashura e tij, April Love Geary, të cilët kanë 18 vite diferencë, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. “Robin dhe unë jemi shumë të emocionuar të ndajmë me ju lajmin se jemi në pritje të një fëmije”, ka shkruar Geary bashkangjitur një postimi të bërë në Instagram, ku shihet ekoja e foshnjes. Këngëtari 40-vjeçar është lidhur me 22-vjeçaren që prej vitin 2014, pas ndarjes së tij nga bashkëshortja Paula Patton. Që nga ndarja e tyre, Thicke dhe Patton janë përfshirë në një betejë të madhe ligjore për kujdesin e djalit të tyre, Julian. Geary pritet të sjellë në jetë fëmijën në muajin mars 2018, e cila korrespondon me ditëlindjen e babait të ndjerë të Robin, aktorit Alan Thicke.