“Nuk puthet fëmija në buzë”! Miriam Cani i kthehet komentueses
Pas debatit që shkaktoi David Beckham dhe më pas Adrola Dushi që puthi djalin e saj në buzë, rasti është përsëritur sërish me një personazh të njohur. Bëhet fjalë për këngëtaren Miriam Cani, e cila ka publikuar një foto në ” Instagram “, duke puthur vajzën Ameli. Pas kësaj fotoje kanë vërshuar menjëherë komentet nga fansat, njëra prej të cilave shkruan: Nuk puthet fëmija në buzë! Por Miriam nuk është ndjerë mirë nga ky koment dhe menjëherë ka replikuar: Vërtet! E kush e thotë këtë?