Flet shqiptarja që filmoi sulmin terrorist: “Isha me vajzën 1 muajshe, nëse do rrija edhe 30 sekonda…”(video)

Nëse do të kisha qëndruar 30 sekonda më shumë, do të isha e vdekur së bashku me foshnjën time një muajshe”. Ky është njëri ndër mesazhet rrënqethëse që vjen nga një grua shqiptare, e cila e ka parë me sytë e saj tmerrin. Romina Dervishi ka qenë e pranishme me foshnjën e saj në “Las Ramblas” aty ku u krye pak orë më parë sulmi terrorist që la të vdekur të paktën 13 persona. Në dëshminë e saj, të cilën Romina e shoqëron me video të tragjedisë, ajo falenderon Zotin që mundi të shpëtojë. Shqiptarja ka shkruar në një postim të njërës prej mediave shqiptare (Oraneës) si dhe më pas në profilin e saj në rrjetin social.

 

Share With:
Translate »
1604 Views