E dhimbshme, vajza siriane shpërthen në lot teksa këndon për atdheun e saj

Gjendja e rënduar emocionale, si shkak i bombardimeve, luftës, urisë e varfërisë në Siri nuk ka kursyer as fëmijët. Kjo vogëlushe që na përloti të gjithëve është dëshmia. Ndryshe nga “të rriturit” ajo ka zgjedhur të luftojë me këngë.

Vogëlushja siriane shpërthen në lot teksa i këndon atdheut të saj në audicionet e The Voice Kids & Middle East Broadcasting Center.

“Qielli ynë po ëndërron, po pyet për ditët…”, ishin vargjet të cilat po i këndonte vajza siriane, deri në momentin kur lotët e komanduan.

Njëra anëtare e jurisë u ngrit menjëherë për t’i  dhënë kurajo vajzës së vogël, ndërkaq dy anëtarët e tjerë shtypën butonat për ta kërkuar vajzën në ekipin e tyre.

“Na ktheni FËMIJËRINË”, është njëra ndër frazat që këndohet nga vogëlushja, e që i dedikohet fëmijëve sirianë që nuk përjetuan asnjë ditë prej fëmije, nga tmerri që po përjetohej.

Shikojeni videon sa emocion dhe dhembshuri përcjell vogëlushja në The Voice, të titruar në gjuhën shqipe nga Kids’ Time.

 

Share With:
Translate »
659 Views