Mësoni gjininë dhe emrin e bebes së çiftit Shayk-Cooper

Lajmi që mund të cilësohet padyshim si i ditës, mbushi dje të gjitha portalet botërore. Bradley Cooper dhe Irina Shayk ishin bërë prindër. Vetëm kaq, as gjini, as emër apo ndonjë fotografi nga fëmija që kishte prekur botën tonë raporton Kids’ Time. Kaq mjaftoi që gazetarët të nisin kërkimet, dhe sot dita nis po me këtë lajm. 32-vjeçarja bukuroshe lindi vajzë dhe çifti ka vendosur që ta quajë Lea de Seine Reine Shayk Cooper, raporton E! News. “Ata janë shumë të emocionuar dhe ndjehen aq të bekuar”, ka thënë burimi. Mësohet se Bradley dhe Irina u larguan me vajzën e tyre të porsalindur gjatë fundjavës për një shëtitje rreth Venecia Beach, Calif.

Share With:
Translate »
845 Views