E diela e Vesës dhe Liamit është për t’u marrë shembull

Këngëtarja Vesa Luma këtë të dielë ja ka dedikuar djalit të saj. Ajo ndan shpesh momente nga dita e saj me ndjekësit, ku pjesë e rëndësishme është edhe Lian. Këtë të dielë ajo ka vendosur që e gjitha dita t’i kushtohet atij dhe familjarëve. Me anë të disa videove të publikuara, Vesa ka zbuluar se i biri sot do ndihmojë me gatimin, një mënyrë kjo tepër argëtuese për të kaluar orë të bukura edhe në shtëpi.

I vogli Lian shfaqet teksa përgatit ëmbëlsirë dhe e kthen gjithçka në lojë duke u përpjekur të bëjë shqiponjën me copëzat e brumit. Nëse qëndrimi në shtëpi është i sigurt edhe për ju, bëni si Vesa. Dedikojuni kohë njerëzve të dashur, familjes dhe gatimit të mirë.

Share With:
Translate »
606 Views