“Kosovës iu shtua edhe një ushtar!” Ushtari i FSK-së bëhet baba në ditën e Ushtrisë
Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Asim Gashi, në ditën kur u formua Ushtria e Kosovës ka pasur edhe një gëzim tjetër, pasi ai është bërë baba.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Gashi shkruan se ai dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër për herë të dytë.
“Sot 14 Dhjetor 2018 themelimi i Ushtrisë së Kosovës, sot Kosovës ju shtua edhe një USHTAR! Mirë se erdhe biri ynë PRIAM GASHI. Të duam shumë Mami, Babi dhe motra Parsa”.