E dini kush është babai i bashkëshortit të Teuta Selimit? Një politikan i njohur…

Deklaratën Kushtetuese për Pavarësisë e Kosovës më 2 korrik të vitit 1990 në Kacanik, mbante edhe nënshkrimin edhe profesori Azem Neziri.

E sot që kanë kaluar plot 29-të vjet që nga ai moment që e ka trasuar historinë e Kosovës duke e nisur gradualisht edhe shkëputjen nga ish-Jugosllavia deri te shpallja e pavarësisë së 2008-tës, është këngëtarja Teuta Selimi ajo që e ka publikuar një fotografi.

Azem Neziri në imazhin e vjetër që të ngjallë nostalgji, është sot vjehrri i këngëtares.

Imazhi i vjetër i publikuar nga këngëtarja në Instagramin e saj, ka këtë mbishkrim: “Nënshkrimi i Deklaratës së Parë të Pavarësisë së Kosovës në vitin 1990. Vjehrri im, deputet i atëhershëm. Urime Kosovë”, ka shkruar këngëtarja.

 

Share With:
Translate »
545 Views