E doja vajzë, por linda djalë! Këngëtarja shqiptare rrëfen pengun

Këngëtarja e muzikës popullore, Ermira Kola ka rrëfyer se lindja e djalit para 15 muajsh, i ka ndryshuar jetën dhe i ka rrëzuar asaj të gjitha prioritetet.

E ftuar mbrëmjen e së mërkurës në Top Magazine, pas një mungese të gjatë, duke folur për problemet e artistëve, Ermira rrëfeu edhe për të rejat në jetën private:

“Kohët e fundit jam bërë nënë. Kam sjellë në jetë një djalë, Xhon, i cili është 15 muaj. I jam përkushtuar me kohë të plotë. Por më ka tërhequr kjo pjesa e mëmësisë, ai po bëhet një me artin”, – thotë Ermira duke pranuar se, para se të vinte në jetë Xhoni, as bashkëshorti nuk ia kishte zënë vendin e artit:

“Arti është i pari, burri i dyti. Burrin e dashurova, sepse ai dashuroi te mua pjesën e artit. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do ta merrja”, thotë me humor Ermira.

Megjithatë, ka diçka peng. Edhe pse është e lumtur që Zoti e bekoi me fëmijë, do të donte të kishte edhe një vajzë: “Unë u gëzova që Zoti më bekoi me një fëmijë, por e doja vajzë. Kështu që do bëj çmos ta bëj dhe një vajzë”, shton Kola.

Dhe kjo kohë, ndoshta nuk do të jetë shumë e gjatë: “Tani dua të rinis të bëj edhe një bebe të vogël, nëse do mundem dhe nëse do Zoti.”

Share With:
Translate »
1090 Views