“E dua si mamin tim”, Armina Mevlani tregon takimin e parë me Liri Berishën

Blogerja e njohur, Armina Mevlani është prej disa vitesh në një lidhje me Shkëlzen Berishën.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, ajo tregoi edhe takimin e parë me vjehrrën e saj, Liri Berishën. Armina tha se ajo e mirëpriti dhe u tregua shumë e kuptueshme. Madje, ajo zbuloi se e konsideron si mamanë e saj.

“Unë kam qenë me shumë fat. Liri është një vjehërr shembull. Nuk e di ç’do të thotë të kesh probleme në marrëdhënie. Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme. Zeni shkon i takon, shkojmë e kalojmë atje fundjavën. Kam marrëdhënie shumë të afërt me Lilin, e dua si mamin tim”, u shpreh Mevlani./

Share With:
Translate »
32 Views