Evis Kushi tregon se kur nis viti i ri mësimor dhe vendimin për pushimet e prillit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bën me dije se viti i ri shkollor do të nisë më 12 shtator.

Përmes një postimi në Facebook, ajo bën me dije se sapo është nënshkruar struktura e vitit të ri mësimor.

Kushi bën me dije se sisitemi 9-vjeçar lajmi do të ketë edhe një javë më shumë pushime pas periudhës së dytë mësimore. Pushimet do të jenë nga data 3-9 prill 2023.

“Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim”, shkruan Kushi.

Share With:
Translate »
19 Views