E ëma e Greta Koçit qenka frymëzuar nga vajza e artistit të njohur shqiptar për t’i vendosur emrin të bijës!

Këngëtarja Greta Koçi shuajti kureshtjen e të gjithë fansave, me anë të rubrikës “Më bëj një pyetje” në Instastory. Duke nisur nga mosha, hapat e parë në karrierë apo edhe pyetjet e shumta: ‘Kur do të martohesh?’, Greta nuk u rezervua aspak.

Mirëpo, ajo çfarë ne veçuam është historia sesi ajo mori emrin, që e tregon për të parën herë. Këngëtarja u shpreh se e ëma pëlqente shumë Gretën pianiste, vajzën e  koreografit të ndjerë Agron Aliaj.

Agron Aliaj

“Emrin ma ka vënë mamaja ime. Po e them këtë histori për herë të parë. I ndjeri koreografi më i mirë që ka pasur Shqipëria, Agron Alija ka pasur një vajzë që ka qënë pianiste. Ajo quhej Greta dhe mamaja ime thotë që ka qënë një vajzë e zonja, e talentuar dhe shembull. Një vajzë me të gjitha cilësitë e një zonjushe të mrekullueshme. Ndoshta ajo nuk e di, por ja po ia them sot. Unë jam ajo Greta që prej mirësisë tëndë, kam marrë emrin tënd” – shkruan Greta Koçi.

Përsa i përket moshës, Greta u shpreh se nuk ka më nevojë për koment pasi e gjithë Shqipëria e di se ajo është 16 vjeç.

Share With:
Translate »
606 Views