Lali Eri rrëfen udhëtimin e parë jashtë shtetit të djalit të tij dy muajsh

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuari special i Krishtlindjeve në “Ftesë në Pesë”, me Bieta Sulon.

Gjatë bisedës në makinë rrugës për të shkuar në bashki, Erioni ndau eksperiencën e udhëtimit familjar në Japoni, zyrtarisht edhe udhëtimi i parë jashtë shtetit i djalit të tij 2-muajsh.

Ai tregoi se Kajani e kaloi urtë dhe qetësisht udhëtimin e gjatë në avion për të arritur në Tokio, por fatkeqësisht nuk ndodhi e njëjta gjë edhe në kthim.

“Mbrëmë na ka bërë zbor dhe ka mbajtur fjalim”, u shpreh Erioni, duke pranuar se distanca e largët dhe ndryshimet e mëdha të orareve mes Tiranës dhe Tokios e kanë lodhur të birin.

Share With:
Translate »
532 Views