Fëmija leuçemik thërret Cristiano Ronaldo: “Eja dhe na fal një buzëqeshje për Krishtlindje”
Cristiano Ronaldo vizitoi fëmijët në spitalin Regina Margherita në Torino të Italisë. Futbollisti dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez, i kanë bërë të lumtur fëmijët në klinikën pediatrike të onkologjisë, të cilët i kanë vizituar dhe u kanë dërguar dhurata. Gjatë vizitës së tij, 33-vjeçari ishte shoqëruar nga drejtori i spitalit, Giovanni La Valle dhe nga shefja e katedrës, profesoresha Franca Fagioli. Nuk është hera e parë që portugezi bën një gjest të këtij lloji. Që nga koha kur ishte në Mançester (kur luante për Manchester United), ai i ka vizituar shpesh spitalet duke u angazhuar që të sigurojë buzëqeshjen e të sëmurëve, në veçanti fëmijëve.
