E gjeni dot? Djaloshi në foto sot është një ndër artistët më të njohur shqiptarë

Getinjo ka gati një dekadë që është pjesë e industrisë muzikore dhe thuajse çdo këngë e tij është kthyer në hit. Reperi ka nisur karrierën në një moshë shumë të re, kur hip hopi ishte në fazat e para në Shqipëri. Së fundmi , ai është bërë nostalgjik dhe ka hapur arkivat duke publikuar pamje të rralla nga fëmijëria e tij.

Reperi ka befasuar fansat me një foto të realizuar në vitin 2000, ku shihet mjaft i buzëqeshur.

“Happy kid & sad world”, ka shkruar artisti krahas fotos.

 

Një pjesë e madhe e njerëzve nuk e mbajnë mend Getinjon në hapat e parë të muzikës, ndaj ai ua ka kujtuar të gjithëve më herët përmes disa postimeve në rrjete sociale.

Share With:
Translate »
274 Views