“E gjithë shtëpia vjen aromë ‘Ajke'”Xhensila na rrëfen të pathënat e mëmësisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë në korrik të këtij viti. Ajo dhe aktori Bes Kallaku mirëpritën vogëlushen “Ajka”, e cila u ka ndryshuar tërësisht jetën.

Xhensila ka vendosur të flasë për herë të parë për ndjesinë e bukur e të qenit nënë duke e konsideruar vajzën si suksesin më të madh.

“Ështe magjike! Kurrë më parë në jetë nuk jam ndjerë më e plotësuar, edhe sa rëndësi i kam kushtuar panevojshmërisë në sa e sa raste. E gjithë shtëpia vjen aromë “Ajke”. Dhe në të vërtetë nuk ja di aspak ndjesinë nëse nuk e provon. Vajza është suksesi im më i madh. Ështe dueti ynë më i bukur. Kjo është nga të vetmet intervista ku unë flas për vajzën, pasi ajo është e shenjtë për mua, në botën dhe ditët e errëta ku jetojmë që njerëzit janë të etur për ca like apo material për të ushqyer veten dhe të mbushin me të pavërteta.

Aq më tepër për shumë të tjerë që fshihen pas një tableti apo celulari, dhe janë vetëm dashakeqë, të gatshëm për të komentuar negativisht edhe për të mirën më të madhe. Kjo është një nga arsyet përse nuk dua të flas për të, pasi është e kulluara dhe e pastra në sytë e mi. Nuk do të mjaftonte jo vetëm kjo intervistë, por krejt jeta ime për të folur për atë çka unë kam ndjerë në këto pesë muaj. Mendoj se çdo nënë ma kupton ndjesinë protektive që unë kam! Në të ardhmen edhe mund të zbutet, por tani jam “kujdes kafshon” kur bëhet fjalë për bijën time”, tha ajo në intervistën për “RevistaClass”.

Share With:
Translate »
680 Views