E guximshme Kate Middleton, në borë me fustan të hollë me lule dhe pa pallto

Dukesha Kate ka pasur këto ditët e fundit një axhendë mjaft të ngjeshur. Edhe pse shtatzënë 7-muajshe Kate nuk mungon në asnjë nga takimet e planifikuara.

Pas Forumit të Parë Vjetor të Fondacionit Mbretëror, Kate ka vendosur të bëjë një xhiro të shkurtër në këmbë rrugëve të Londrës. Edhe pse distanca nga makina për në galërinë e arteve, ka qenë e shkurtër, në Londër temperaturat janë mjaft të ulëta.

Dukesha nuk ka preferuar të veshë një pallto por është shfaqur me fustanin e saj të zi, me lule me ngjyra të ndryshme të kombinuar me një palë këpucë nude. Nën flokët e borës, Kate dukej mjaft përrallore. Gjithsesi, për t’u rikthyer edhe një herë tek veshja e saj. Nëse ju pëlqen fustani i Kate nga Orla Kiely x Leith Clark, ju bëjmë me dije se për 490 euro mund ta blini.

Share With:
Translate »
2175 Views